Donika Kadaj-Bujupi, e njohur si politikane e zonja, me disa poste me rëndësi në karrieren e saj, paska punuar edhe në fëmijëri.
Ish Deputetja e Kuvendit të Kosovës, si e vogël shiste akullore në qytet.
Në një studio televizive, Donika tregoj se në moshën 9 vjeçare shiste akullore, për ti dal në ndihmë familjes së saj, pasi babain e kishte të ndjekur politikisht, kurse nenën të pa punë.
Ani pse shumë vite më vonë ajo u bë figurë e rëndësishme e jetës politke, fëmijërinë nuk e harron asnjëherë.
Kadaj-Bujupi është aktive në media, duke ndarë momente nga puna e saj si këshilltare, shkruan “Kosovarja’’.