ShowBizzz

Shifra e “kripur”, ja sa paguhet Selena Gomez VETËM për një postim në Instagram!

Selena Gomez është aktore, këngëtare, gjithashtu edhe shumë e pasur.

Artistja ka punuar që kur ishte fëmijë, ajo luante në filma dhe regjistronte CD.

Me 423 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram, postimet e yllit të muzikës, sigurisht të sponsorizuara i shtojnë asaj shumë para në llogarinë bankare.

Sipas listës vjetore të të pasurve në Instagram, Selena merr rreth 1,468,000 dollarë për çdo postim marketing.

Ndërkaq po përflitet se këngëtarja e njohur është në një lidhje me këngëtarin Zayn Malik. Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga artistët por së fundmi Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me Zayn. Këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentes personale të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York.