Shëndetësi

Banana sjell shëndet, por ka edhe efekte dobësuese

Ky frut është çelësi i energjisë tuaj. Nëse konsumoni vazhdimisht banane mes vakteve, atëherë do të shëndosheni, por mos harroni se ajo ka edhe efekte dobësuese.

Banania nuk përmban asnjë yndyrë dhe është e mbushur me shumë vitamina, minerale, proteina, fibra.

Jep efekte shumë të mira në shëndet, madje parandalon dhe përmirëson shumë sëmundje.

Ky frut, i cili përmban 108 kalori, mund të bëhet shkak i marrjes së karbohidrateve të tepërta. Tek personat me një indeks të ulët glikemik, banania mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Banania është ushqimi më i mirë kur personi ka dëshirë të konsumojë diçka të ëmbël. Banania e konsumuar vetëm një herë në ditë nuk të shëndosh, përkundrazi, ju ndihmon të dobësoheni.

Bananet janë të pasura me karbohidrate, fibra, vitamina, minerale dhe plotë energji