ShowBizzz

Mes zërave për ndarje nga Dafina, Dj Geek kapet mat me Keisi Medinin

Kohët e fundit ndarja mes Dafina Zeqirit dhe Dj.Geek ka qenë një nga temat më të përfolura dhe të komentuara në rrjetet sociale.

Dyshja vazhdojnë ende të shihen bashkë nëpër koncerte, mirëpo përflitet se raporti mes tyre tashmë është vetëm profesional.

Nga ana tjetër, Dj.Geek është fotografuar në shoqërinë e këngëtares dhe ish banores së Big Brother VIP, Keisi Medini.

Indeksonline ka siguruar pamje nga një party e mbajtur mbrëmë në një diskotekë në kryeqytet, ku dyshja u panë afër njëri-tjetrit duke shijuar atmosferën.