ShowBizzz

Së shpejti klip i ri? Luizi në përpjekje për të bërë bashkë dy rivalët e përbetuar të rap-it

Të dy reperat Noizy dhe Getoar Selimi kanë qenë mbështësit e tij brenda shtëpisë së Big Brother, madje të dy e kanë mbështetur edhe publikisht Luiz Ejllin duke e postuar në profilet e tyre.

Madje me daljen e tij Noizy tha se do ta mbyllte në studio për të bërë këngë të reja, ndërsa nga Geti nuk kemi patur asnjë reagim.

I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit Luizi ka thënë se po të kishte në dorë ti pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

Dhe në fakt kurrë mos thuaj kurrë!