Dy yjet e muzikës latine, Enrique Inglesias dhe Ricky Martin do të vijnë për të performuar për herë të parë në Tiranë.
Enrique do të elektrizojë Tiranën më 30 qershor, ndërsa Ricky më 20 korrik. Mirëpo, si duket dy këngëtarët e njohur nuk do të jenë të vetmit artistë të cilët do të vijnë të përformojnë në Shqipëri, pasi vendi ynë do të jetë mikëpritës për një tjetër emër të njohur.
Bëhet fjalë për Dj dhe producentin e njohur, Martin Garrix dhe këtë na i ka zbuluar vetë gazetarja Iva Tico.
Iva tha se nga mesi i muajit gusht ai do të vijë në Shqipëri, mirëpo nuk dihet ende vendi se ku Dj do të performojë. Sipas gazetares, po përflitet që koncerti do të mbahet në bregdet, pasi shumica e të rinjve gjatë sezonit të verës janë të pozicionuar aty.
“Është në Gusht (eventi), në mes të gushti, në 19 qershor është Dj Martin Garrix që është një nga Dj më të famshëm dhe më të paguar në botë.
Por kemi një detaj që nuk është përcaktuar prandaj nuk kanë dalë biletat në shitje, vendi i koncertit sepse janë në bisedime ndoshta për ta spostuar diku pranë bregdetit sepse do të ketë shumë të rinj dhe jashtëzakonisht shumë turistë që mezi po presin. Është një Dj që ka bërë muzikë me Dua Lipën është jashtëzakonisht i njohur”, tha Iva Tico.