ShowBizzz

Luizi me objektiv të qartë: Të pajtojë Noizy-n me Getoar Selimin!

Javë më parë, teksa ishte ende pjesë e reality show-t të njohur, “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli mori një vëmendje të madhe në rrjet pasi i dinte të gjithë tekstet muzikore të Getoar Selimit.

Jo vetëm kaq por Luizi shprehu simpati edhe për rivalin e Getoarit, Noizy-n, duke i sugjeruar publikisht një duet bashkë.

Së fundmi teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, Luizi u pyet pikërisht për këtë fakt.

Luizi tha se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

“Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso”, u shpreu këngëtari.