ShowBizzz

Luizi habitet kur sheh shprehjen e tij si tatuazh në trupin e fanses (Foto)

Luiz Ejlli fitoi “Big Brother VIP Albania”, por kjo nuk është arsyeja e vetme për të cilën ai mbahet mend nga publiku.

Përpos dashurisë që dhuronte, pozitivitetit, humorit dhe zërit të tij të bukur teksa këndonte, Luizi mbahet mend edhe për një shprehje qe e përdorte shpesh: A e di si m’duki ju? Çapapula.

E pikërisht këtë shprehje të tij, një fanse e ka bërë tatuazh në trup, më saktë në pjesën e brendshme të parakrahut.

Si e zbuluam? Nga vetë Luizi. Ai postoi një foto të fanses në rrjetet sociale ku i dukej tatuazhi, dhe krahas shkroi: “Pa fjalë…”.