ShowBizzz

Si po vazhdon lidhja e Sarah me PM? Kjo foto i thotë të gjitha!

Sarah Berisha dhe Dj PM formojnë një prej çifteve më të bukura të showbizit shqiptar, teksa moderatorja dhe producenti e vazhdojnê dhe e ndajnë dashurinë e tyre me të gjithë ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale, edhe pse zgjedhin ta ndajnë në format siç duan ato, me humor e batuta.

Kjo është arsyeja pse mesazhet e fundit që moderatorja ka ndarë në Instagram me partnerin, që janë mjaft romantike, na kanë ardhur si habi, sepse është diçka që ndodh rrallë.

Kështu PM ishte hasur me një postim në Instagram ku shkruhej: “Nëse ajo është e bukur, dërgoji këtë” dhe sigurisht ia dërgoi Sarës! Si ishte përgjigja e saj? Një deklaratë dashurie!

Të dua”- shkroi blogerja në anglisht, shoqëruar me një zemër të kuqe, krahas mesazhit që me shumë gjasë e ka bërë shumë të lumtur.