Kuriozitete

Peshkaqeni më i shpejt në botë nuk ka qenë kurrë më afër Shqipërisë, publikohen pamjet

Një peshkatar i shokuar pa peshkaqenin më të shpejtë në botë në brigjet e Zantes të Greqisë dhe arriti t’i kapte disa pamje të grabitqarit.

Yiannis Gelados ishte në varkën e tij në Detin Jon kur pa një peshkaqen për herë të parë në ato ujëra.

Ai në fakt nuk e dinte se ishte në të vërtetë peshkaqeni më i shpejtë në botë – një peshkaqen mako.

Kjo specie mund të gjendet në shumë vende anembanë globit, por është bërë e rrezikuar dhe është parë në Mesdhe për herë të parë në një dekadë vitin e kaluar.

Shikoni pamjet që tregojnë këtë peshkaqen.