LifeStyle

Për herë të parë pas 20 vitesh Arian Çani vesh rroba të bardha në emision, kush është arsyeja?

Gazetari Arian Çani ka surprizuar të gjithë këtë të premte. Ndryshe nga 800 e ca emisione “Zonë e lirë” të realizuara në 20 vjet në ekrane të ndryshme ku ai ka dale me bluzë dhe xhaketë të zezë, këtë herë ka qenë ndryshe.

Çani u shfaq me këmishë të bardhë. Bashkë me të, këmishë të bardhë kishin veshur edhe 3 të ftuarit e tij të zakonshëm Ervin Karamuço, Arjan Curri dhe Ilir Kulla. Vetëm regjisori Hervin Çuli që gjithashtu është i ftuar i përhershëm i këtij emisioni nuk kishte pranuar të vishej me të bardha.

Vetë Çani ftoi publikun të dërgonte SMS për arsyet e këtij ndryshimi të pamjes. Nuk dihet nëse kjo ka për qëllim dërgimin e ndonjë mesazhi apo bëhet vetëm për arsye publiciteti dhe tërheqjeje të vëmendjes.