ShowBizzz

Pas deklaratave të djeshme të Olsit, reagon Egli Tako: “Është humbja e tij…”

Olsi Bylyku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, ku për herë të parë foli për ndarjen e bujshme nga Egli Tako.

Me pak fjalë, ai u shpreh se ndarja nuk ka ardhur për shkak të ndonjë gabimi nga njëri apo tjetri, por sepse rrethanat ishin të tilla.

Olsi u shpreh se asnjërit prej tyre nuk i duhet prania e njëri tjetrit dhe se ky ishte vendimi më i mirë për ta.

Sakaq, direkt pas intervistës së tij nuk ka munguar një reagim nga Egli.

Me anë të një thënie të postuar në InstaStory, ajo është shprehur se nëse një mashkull nuk arrin të njohë mirësinë e një gruaje, atëherë është humbja e tij.

Një grua e mirë nuk do ta detyrojë kurrë një burrë të kuptojë se ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e njeh këtë vetë, është humbja e tij