Këngëtarja e mirënjohur, Nita Latifi, ka kujtuar 22 vjetorin e babait nga kthimi i luftës së tretë në Likova të Maqedonisë.
Artistja ka shkruar se i gëzohet këtij fakti bashkë me familjen teksa ndihet krenare për sakrificën e tij, shkruan ”Kosovarja”.
Tutje, ajo ka shkruar se është mirënjohëse përjetë teksa në BB VIP ka treguar gjithmonë për raportin e ngushtë me babain.
”Bab, sot po i gëzohem faktit që ti bashkë me ne e kujton 22 vjetorin e kthimit nga lufta e tretë nga Likova e Maqedonisë (Ushtria Çlirimtare Kombëtare). Përjetë mirënjohëse për sakrificën tande e gjithmonë krenare me ty”, ka shkruar ajo.