ShowBizzz

Pas shumë vitesh, Arjan Çani bën këtë ndryshim në “Zonë e Lirë”!

Arjan Cani ka bërë disa ndryshime përgjatë viteve në “Zonë e Lirë”, që nga formati i të ftuarve, debatet, publikun që e ka zëvendësuar me manekinë, madje edhe televizionet ku programi i njohur është transmetuar.

Megjithatë nëse kishte dicka që qëndronte gjithmonë e njejtë, të paktën dekadën e fundit, ishte veshja e moderatorit.

Arjani ka qëndruar përballë të ftuarve thuajse gjithmonë me kostumin tradicional të zi.

Madje edhe në daljet e tij të tjera publike, si në intervista, ashtu edhe në evente, nuk ka munguar xhaketa apo këmisha e zezë, të paktën në të shumtën e rasteve.

Megjithatë dje, krejtësisht papritur, Cani ka vendosur të vijë me një kostum të bardhë, ose të paktën me këmishën e bardhë, një ndryshim i rëndësishëm le të themi në look-un e tij dhe në “Zonë e Lirë” në përgjithësi, me Canin që duket totalisht në mood-in e kësaj verës.