ShowBizzz

“Ky vit vjen me një ndryshim madhor”, këngëtari i njohur shqiptar konfirmon lidhjen e re të dashurisë

Jo vetëm fansat e vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, por me shumë gjasë i gjithë publiku është i njohur me historinë e dashurisë së këtij të fundit, një histori e cila fatkeqësisht përfundoi me ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, pas një betejë me një sëmundje të rëndë.

Që nga ajo kohë, Stefi, teksa ka vazhduar karrierën dhe krijimtarinë, ka ndarë pak ose aspak detaje nga jeta personale, kryesisht për marrëdhënien me të bijat, por edhe kujtime me bashkëshorten e ndjerë, megjithatë duket se tani një kapitull i ri ka nisur në jetën e tij.

Ditën e djeshme artisti ka festuar ditëlindjen dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka ndarë edhe një tjetër lajm, duke i paraprirë, ashtu sic ai vetë thotë, “një ndryshimi madhor”.

Me anë të fotove të shpërndara dhe përshkrimit bashkangjitur, ai bën me dije se ka nisur një lidhje të re, duke ndarë vetëm disa copëza nga momentet që ka kaluar me miq, të afërmit dhe partneren, për ditëlindjen e tij.