ShowBizzz

23 llojet e ish-ave që të bëjnë të ndihesh me fat që je ndarë

Në jetën tonë, përjetojmë ndarje nga njerëz të ndryshëm dhe të gjitha këto duhet të shërbejnë si mësime. Por, ka disa ndarje dhe ish-a specifikë që të bëjnë të thuash “jam me fat që jam ndarë”.

1. Ish-i që ke shpenzuar një pjesë të madhe të jetës

Sepse nuk ke pasur të tjera eksperienca dhe je mësuar vetëm me një stil jetese. Pas ndarjes, e ke pasur të vështirë të orientohesh në botë, të flirtosh, apo t’ia nisësh nga e para.

2. Ish-i që të shkruan në mes të natës, por zhduket gjatë ditës

Po del me një vampir? Nëse jo, atëherë, sa mirë që je ndarë!

3. Ish-i që çuditërisht, e harronte kuletën në shtëpi

Në kafe, apo restorant, gjithnjë i njëjti muhabet!

4. Ish-i që të shkruante 24/7, por nuk bënte kurrë plane me ty

Hmm, e dimë që e ke pasur “një të dashur Instagrami”, mos bëj kot.

5. Ish-i që të tradhtoi

Patjetër që je me fat! Të duhet ndonjë arsye tjetër?!

6. Ish-i që nuk të prezantonte kurrë si “e dashura ime”

E dimë sikletin e mosprezantimit si duhet. Është menjëherë një flamur i kuq, sepse ose ish-i nuk donte që të tjerët ta dinin lidhjen tuaj, ose po kërkonte për opsione të tjera.

7. Ish-i që vetëquhej “sipërmarrës”

Sipërmarrësi i cilës kompanie? Ajo që sheh në ëndrra, nuk quhet.

8. Ish-i që zhdukej

Seriozisht? Nuk ka rëndësi nëse justifikimi ishte: “Ja, se s’kam qenë në terezi”, “Kam pasur mamin në spital”, “Nuk e di ç’më ndodhi”, quaje veten me fat që i the “Hajt, shnet!”.

9. Ish-i që i bënte like dhe ishte në DM e shoqeve të tua

Jo, nuk ishte e pafajshme. Po, po i gjuante.

10. Ish-i që frymëzohej nga DJ Khaled dhe nuk të bënte kurrë seks oral

Nuk kemi ç’themi tjetër, përveçse të paska parë universi, paske shpëtuar.

11. Ish-i që të shkruante vetëm në Snapchat

Ok, Tristan Thompson…

12. Ish-i që kurrë nuk të prezantoi me shoqërinë e tij

Ky tipi është më keq se ai i Snapchat-it.

13. Ish-i që ishte i fiksuar

I sikletshëm, i ngjitur, i bezdisshëm…

14. Ish-i që fliste si bebe

Okaay, mos të të vijë turp që e ke pasur. Thjesht, reflekto…

15. Ish-i që ishte “djalë mami”

Ti e di që do vinte ai moment kur mami i tij nuk do ju jepte leje për të bërë seks.

16. Ish-i që ishte gjithnjë i dehur nëpër festa

Jo! Tipik i papërgjegjshëm dhe që jeton për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.

17. Ish-i që fliste gjithë kohës për ish-të dashurën

Ok, 1 herë, 2 herë, 15 herë…Thjesht nuk është normale.

18. Ish-i që shoqet e tua e urrenin

Nëse e urren njëra, s’ka ndonjë problem. Nëse e urrejnë të gjitha, problemi është ai.

19. Ish-i që nuk donte një lidhje tradicionale, por sot është i fejuar

Ndoshta nuk donte një lidhje tradicionale me ty.

20. Ish-i që sot është i lidhur me atë gocën që ty të thoshte të mos bëheshe merak

Ok, tani ti e di më mirë se ne.

21. Ish-i që kishte më shumë lekë dhe këtë e dije ti, ai dhe gjithë planeti

Fatkeqësisht, paga më e lartë nuk është e mjaftueshme për të blerë një pesonalitet të ri.

22. Ish-i që i shmangej bisedave serioze

Është mirë të jesh gallatë, ama duhet të jesh serioz kur duhet. Nëse ish-i yt e kalonte çdo gjë duke qeshur, sa mirë që quhet “ish”.

23. Ish-i që gjithmonë thoshte “sa e mirë kjo shoqja jote”

Pse nuk e fton për të dalë, Beni? Pse?