ShowBizzz

Incident me motor, Don Xhoni përfundon në spital

Një shëtitje me motor nuk ka shkuar siç duhet për Don Xhonin. Reperi duket se ka pësuar një incident dhe për këtë është detyruar të marrë ndihmë mjekësorë.

Vetë Don Xhoni ka publikuar një video në Instagram ku duket në një qendër shëndetësore e për këtë incident ai ka “fajësuar” fansat duke shkruar: “Më ratë mësysh.”

Kujtojmë se vetëm një javë më parë ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje ishte videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana, e veshur si nuse.

Jo vetëm fakti se Ariana dhe Don Xhoni shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar ribashkimin dhe ka nxitur dyshimet për një martesë me reperin, pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i tij) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.