ShowBizzz

A ndikoi familja e tij që Olsi ti jepte fund lidhjes me Eglin? Tashmë kemi një përgjigje!

Mes aludimeve për ndarje të çiftit Olsi-Egli, disa ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se familja e aktorit ndikoi që ai ti jepte fund lidhjes me Eglin.

Mirëpo sa të vërteta janë këto aludime? Një përgjigje të saktë na e ka dhënë vetë Olsi!

Ditën e djeshme, i ftuar në “Më lër të flas” ishte Olsi, i cili teksa foli për planet në fushën profesionale, u ndal dhe te Egli.

Mes të tjerash, nisur nga aludimet në rrjet, aktorit iu bë pyetja nëse vërtetë ndikoi familja e tij që ai ti jepte fund lidhjes ne Eglin.

“Jo jo absolutisht. Familja ska patur asnje ndikim”, tha Olsi, duke hedhur kështu poshtë aludimet në rrjet.

Më tej Olsi vazhdoi:

Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”.