ShowBizzz

“Fitimet ja dorëzoj Top-it”- Rrëfehet Luizi, nga kontrata me Top Channel, fitimet e koncerteve, xhelozia e Kiarës tek filmi me Oltën!

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes pas aventurës së tij në “Big Brother VIP”, nga ku doli edhe fitues.

Pas një sërë koncertesh, Luizi i është kthyer sërish intervistave, ku një të tillë e ka dhënë së fundmi me Meriton Mjekiqin.

Ashtu siç pritej, si fillim Luizi u pyet për Kiarën, nëse ajo bëhet xheloze për shkak të kontakteve të shumta që këngëtari ka me vajzat.

Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”

Më pas Luizi komentoi edhe lojën e tij në BBV, duke u shprehur se nëse do e kishte zbuluar impaktin që ai kishte jashtë programit, do të ishte më i qetë.

E bukura e “BBV” ka qenë që unë nuk e kuptoja çfarë bëhej jashtë, prandaj vazhdoja dhe luaja fort. Se ndoshta ta dija do t’i kisha futur një mendje të lehtë“, tha Luizi.

Luizi zbuloi edhe disa detaje nga filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku si protagonist është vetë ai bashkë me Olta Gixharin.

Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bëhet shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të përfundojnë me 15 korrik.”

I pyetur për përfitimet në koncerte, Luizi u shpreh se një pjesë të sajën e merr Top Channel për shkak të kontratës që ka firmosur, duke shtuar në fund se është mjaft i kënaqur.

Çdo ofertë që më vjen un ja dorëzoj Topit. Unë kam përqindjet e mia. Fitimet e mia i di, pastaj kontratat i mbyllin ata. Çmimet për koncertet i vendos tjetër kush për mua. Por, jam shumë i kënaqur.”

Përsa i përket kolegëve të tij, Luizi iu urroi jetë të gjatë atyre që e kanë shfrytëzuar dhe hedhur baltë mbi të në mënyrë që të shohin sa më shumë sukseset e tij.

Ka shumë artistë që janë investuar në muzikë mbi 10 vite dhe shohi që jam unë më i preferuar për 4 muaj e gjysmë edhe unë të isha në vend të tyre, të jemi realistë ky është biznes e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie dhe nuk i fajsoj. Ama a kam arritur të kuptoj se kush më do me të vërtetë nga këto artistë? Po“, tha Luizi.