Kuriozitete

Si të dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

A jeni ju e urtë apo e mençur?

Bashkëshortja e mençur kur vëren gabimin e bashkëshortit do t’ia tërheqë vërejtjen dhe do t’ia rikujtojë se disa herë ia ka tërhequr vërejtjen.

Bashkëshortja e urtë do ta përkrahë dhe do t’ia ngrejë humorin. Edhe kur duhet të shtiret që nuk ka vërejtur asgjë.

Bashkëshortja e mençur në situata krize do t’i marrë frerët në duar të veta dhe do ta mësojë bashkëshortin si të jetohet në mënyrë të rregullt.

Bashkëshortja e urtë në mënyrë shumë suptile dhe të pavërejtshme do ta orientojë, që bashkëshorti ta kuptojë atë si ide të veten, si dhe do ta përkrahë që ta arrijë deri te qëllimi.