Horoskopi

Këtyre shenjave do t’u buzëqeshë fati gjatë ditës së sotme

DASHI
Të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë shumë fat në ditët në vijim. Yjet ju mbështesin plotësisht, më në fund mund të arrini suksesin që keni aspiruar prej kohësh. Ka nga ata që do të luftojnë kundër jush, por me vendosmërinë e duhur do të kapërceni çdo pengesë. Në dashuri duhet të merrni një vendim. Jeni në udhëkryq, por duhet ta kapërceni pa hezituar.

DEMI
Do të ndieni shumë nervozizëm dhe pasiguri për të ardhmen, ju që i përkisni shenjës së Demit. Ndjenja e pasigurisë për të ardhmen e afërt ju shkakton zhgënjim dhe zemërim, duke ju penguar që të gjykoni situatën në mënyrë objektive. Duke mohuar realitetin, nuk do të tregoheni objektivë. Yjet ju këshillojnë që të merrni frymë thellë dhe të reflektoni qetësisht.

BINJAKËT
Dyshimet dhe largësia nuk bëjnë për ju që i përkisni shenjës së Binjakëve. Ju përpiqeni ta shmangni ndjenjën e pasigurisë, duke menduar pozitivisht, por sa më shumë përpiqeni ju, aq më të pasigurt ndiheni. Ndjenja e izolimit e krijuar nga shumë marrëdhënie në distancë nuk po ju ndihmon. Mundohuni ta hiqni këtë guralec nga këpuca juaj dhe pastaj vazhdoni të ecni përpara. Jini të qartë për qëllimet tuaja.

GAFORRJA
Një verë rrezatuese po vjen për të lindurit në Gaforre. Ngrohtësia e këtyre muajve ju mbush me energji, ndiheni gati për çdo gjë. Disa pengesa të paparashikuara mund t’ju ngadalësojnë, por e ardhmja premton për mirë dhe është e pamundur t’ju ndalosh tani. Ndiheni shumë mirë shpirtërisht dhe asgjë nuk mund t’jua prishë humorin. Do të keni takime të reja. Bëni kujdes nga personat e shenjës së Virgjëreshës dhe të Peshqve.

LUANI
Ditët në vazhdim do të jenë rraskapitëse për të lindurit në shenjën e Luanit. Duket se nuk ka asnjë moment qetësie për ju. Pas çdo pune që mbaroni, dalin menjëherë pesë të tjera. Duhet të pushoni një moment për të marrë frymë, por keni frikë se nuk ka kush ta marrë drejtimin në vendin tuaj. Hidhini sytë rrotull dhe do të zbuloni se ata që keni pranë janë shumë më të besueshëm nga sa duken.

VIRGJËRESHA
Të lindurve në shenjën e Virgjëreshës u mungojnë forcat për të vazhduar përpara. Muajt e fundit ju kanë rraskapitur dhe qershori ju ka dhënë “goditjen përfundimtare”. Tani nuk është koha për t’u dorëzuar, por për të rivlerësuar përparësitë tuaja. Ju nuk jeni të gjithëpushtetshëm dhe nuk mund të bëni një mijë gjëra në të njëjtën kohë, mundohuni të largoni nga jeta juaj gjërat e panevojshme që ju stresojnë. Pasi të jeni më të lirë, do të mund të shijoni verën në qetësi.

PESHORJA
Surpriza të lumtura do të vijnë për të lindurit në shenjën e Peshores. Yjet ju buzëqeshin dhe janë gati t’ju bëjnë një dhuratë të papritur. Disa ndryshime pozitive, një takim i rastësishëm ose një mundësi e papritur do t’i ëmbëlsojnë këto ditë të nxehta qershori dhe do t’jua ngrenë shumë humorin. Përfitoni nga kjo periudhë e mbarë për ju dhe ndajeni lumturinë tuaj me njerëzit që ju duan të mirën.

AKREPI
Do të jeni shumë të zënë në këto ditë vere ju që i përkisni shenjës së Akrepit. Ka një mal me gjëra për të bërë, si në zyrë ashtu edhe në shtëpi, që vijnë si rezultat i ndryshimeve të vazhdueshme që prishin planet tuaja. Keni nevojë për më shumë stabilitet dhe siguri, nëse nuk doni të çmendeni para fundit të muajit. Mëshojini ideve tuaja dhe pretendoni që njerëzit t’ju respektojnë për kohën që po u kushtoni.

SHIGJETARI
Të lindurit në shenjën e Shigjetarit kanë gjithçka nën kontroll. Përfitoni nga këto ditë të qershorit për të përgatitur sa më mirë projektet tuaja ambicioze për gjysmën e fundit të vitit 2023. Yjet ju mbështesin dhe ju hapin dyert e duhura që të siguroheni që gjithçka të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur. Për të realizuar këtë do të duhen këmbëngulje dhe sakrifica të mëdha nga ana juaj, por do t’ia vlejnë në planin afatgjatë.

BRICJAPI
Është koha për të bërë llogaritë për ata që kanë lindur në shenjën e Bricjapit. Këto ditët e fundit e keni tepruar me shpenzimet, tani duhet të mbani frenat. Ka gjëra të papritura që do të vijnë në të ardhmen e afërt dhe është më mirë të jeni të përgatitur. Të kursyerit e parave mund t’ju bëjë nervozë, por mos u dorëzoni ndaj tundimeve të panevojshme. Ka periudha kur mund të jepeni pas qejfeve, dhe një kohë kur duhet të tregoni maturi.

UJORI
Është koha për t’u ngritur sërish për të lindurit në shenjën e Ujorit. Për një arsye apo një tjetër, qershori ka qenë muaji që ju ka rrëzuar fizikisht dhe psikologjikisht. Tani që po afron fundi, edhe retë e zeza do të shpërndahen. Vërtet mund të ndiheni pak të dëshpëruar, por vuajtjet ju kanë bërë më të fortë. Mos harroni se sa herë që mbyllet një derë, hapet një dritare. Është koha të rimerrni në dorë kontrollin e jetës suaj, me më shumë vetëbesim këtë herë.

PESHQIT
Të lindurit në shenjën e Peshqve i presin ditë të vështira. Java do të nisë bukur me takime të favorshme dhe udhëtime, por gjatë fundjavës gjërat do të marrin për keq. Mundohuni të mos ndikoheni negativisht nga kjo mungesë ekuilibri, nuk do të fitoni asgjë duke shfryrë nervozizmin te njerëzit që duan vetëm të mirën tuaj. Përballojini me pjekuri diskutimet dhe polemikat.