ShowBizzz

Mos ndoshta “Apartamenti 2xl” do të rikthehet sërish në ekran?!

Besojmë të gjithë e mbani mend programin dikur të suksesshëm të humorit, “Apartamenti 2xl”.

Së fundmi në rrjet, pas mbylljes së “Klanifornia”, është përfolur se “Apartmenti 2xl” do të rikthehet sërish me aktorët e dikurshëm.

Për këto aludime ka folur vetë Julian Deda nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Apartamenti 2xL, dy fjale sa per tu sqaruar. Si filllim ju falenderoj nga zemra, qe e doni kaq shume. “Pse nuk ktheni Apartamentin?, “Apartamenti 2xL ishte fantastik”, “Kthejeni 2xL-ne se na ka marre malli”, keto jane komentet tuaja te shumta gjate gjithe ketyre viteve dhe sidomos keto ditet e fundit. Ndjehem mire kur i lexoj, sepse edhe une mendoj si ju.

Ajo qe duhet te dini, eshte se realizimi i ketij spektakli nuk eshte 100% ne doren time, se po te ishte per mua, do lija çdo lloj pune per tu marre me Apartamentin 2xL, aq e dua si format. Si aktor, jam ndjere aq mire ne ate spektakel, sa jam gati te bashkepunoj me çdo televizion qe ka mundesine dhe deshiren per ta realizuar.

Megjithate, kjo nuk do te thote se nuk mund te behet, nuk do te thote se nuk eshte nje opsion per sezonin e ri televiziv. Nje gje eshte e sigurte, Apartamenti 2xL nuk eshte i lehte per tu realizuar, kerkon buxhet dhe organizim te miremenduar dhe kete mund ta beje vetem nje televizion me kellqe.

Prandaj te dashur miq, mos mendoni se nuk duam ta risjellim, duam vetem, qe kur te rishfaqet te jete ne lartesine e duhur, ashtu siç ju e deshironi Apartamentin 2xL.
Ju perqafoj…”, shkruan Deda.

View this post on Instagram

A post shared by Julian Deda (@juldeda)