LifeStyle

Si të kuptoni nëse shoqja ose shoku ju xhelozon

Ndonjëherë mund të keni pranë njerëz që i mendonit miq, por në fakt ata ju xhelozojnë.

Po si ta kuptoni dikë që është xheloze për ju? Ja disa shenja që ato japin:

1. Thotë fjalën “nuk i dihet”

Njerëzit xhelozë, kur ju i thoni një lajm të mirë, nuk ju thonë se gëzohen për ju, por marrin pjesën negative duke ju vënë në dilemë. Nuk shprehen të lumtur për ju, por thonë diçka që t’ua prishë entuziazmin.

2. Nuk ju thonë asnjë kompliment

Ju blini diçka të re dhe ky person e ka shumë të vështirë të thotë, se është e bukur.

3. Nuk ju motivion

Nëse ju shpreheni se dëshironi të bëni diçka të mirë për jetën tuaj, kjo shoqe nuk ju motivon, por ju thotë se mund të dështoni. Me siguri, ju xhelozon!