Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideroi si përrallore.
Sipas tij çdo gjë shkoi perfekt në dasmë, përveç një incidenti gjatë hyrjes së Arbanës në altar, gjë që e nervozoi pa masë.
“Më pëlqeu dashuria mes tyre. Mënyra se si Edi mundohej të kuronte çdo gjë në detaj edhe kur ishte në altar.
Bile të them një gjë që më vrau syri, do mërzitet Edi po ta them.
Ishte një moment, ka një portë aty, e keni parasysh atë filmin “Gladiatori”, kur hapen ato portat që kalon mes grurit, ajo pamje të përsëritet edhe një herë para syve, por me një tjetër stil, jo me grurin e zverdhur por gjysmë të zverdhur.