LifeStyle

Mëngjesi apo mbrëmja, kur është koha më e përshtatshme për t’u stërvitur

Kjo mund të mos jetë e ditur për shumë njerëz, por sipas studiuesve, muskujt e trupit të njeriut kanë orën e tyre të brendshme biologjike.

Kjo do të thotë se kur dikush zgjedh të ushtrohet është mjaft e rëndësishme pasi trupi përgjigjet ndryshe kur ka dritë dhe kur është errësirë. Por kur është koha e duhur e ditës për të ushtruar?

Sipas ekspertëve, muskujt performojnë më mirë në orët e mëngjesit, pasi janë “zgjuar” atëherë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë përfitim nga ushtrimet gjatë pjesës tjetër të ditës, por ne mund të rregullojmë orët që ushtrojmë në mënyrë që të optimizojmë funksionin e muskujve.