ShowBizzz

Eshtrat e gjetura në malet e Kalifornisë i përkasin aktorit Julian Sands

Hetuesit në SHBA kanë identifikuar eshtrat e  zbuluara në malin Baldy të Kalifornisë gjatë fundjavës si aktori i humbur Julian Sands.

“Procesi i identifikimit të trupit të vendosur në malin Baldy më 24 qershor 2023, ka përfunduar dhe u identifikua pozitivisht si 65-vjeçari Julian Sands nga North Hollywood.

Mënyra e vdekjes është ende nën hetim, në pritje të rezultateve të mëtejshme të testit, “tha në një deklaratë Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino.

Operacioni për kërkimin e Sands nisi në janar pasi ai nuk u kthye nga një ngjitje që kishte nisur.

TS Poll - Loading poll ...

/abcnews.al