Menaxheri i Madonna-s ka njoftuar se turneu botëror është shtyrë pasi ylli i popit është prekur nga një infeksion të rëndë bakterial dhe ndodhet në kujdes intensiv.
Ai njoftoi se Madonna do të qëndrojë disa ditë në kujdes intensiv, megjithatë pritet të ketë një shërim të plotë.
“Shëndeti i Madonës po përmirësohet, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor”, vuri në dukje ai.
Disa media në SHBA raportojnë se Madonna është gjetur pa ndjenja.
Madonna kishte planifikuar të festonte 40 vjetorin e këngës së saj hit Holiday duke nisur turneun e saj më të madh botëror. Megjithatë, planet e saj ndryshuan pas problemeve shëndetësore.