Në momentin e vendosjes së lavatriçes mund të bëjmë disa gabime që bëjnë që rrobat të mos marrin erë aq mirë sa duam.
E para prej tyre është vendosja e rrobave në cikle shumë të gjata nëse ato nuk janë shumë të pista. Pastaj sigurisht që duhet t`i heqim shpejt nga lavatriçja dhe të vendosen në vende të hapura.
Kur të hekurosim mund të përziejmë edhe pak ujë me zbutësin e rrobave në një difuzer dhe t’i spërkasim rrobat për t’u dhënë më shumë aromë.
Kujdes me këtë truk sepse duhet të vendosim një sasi shumë të vogël produkti dhe t’i spërkasim rrobat nga një distancë e caktuar për të shmangur njollat.
Gjatë varjes së rrobave, duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i lëmë rrobat të hapura mirë që të mos mbajnë erë myku.