ShowBizzz

FOTO/ Noizy zbulon se kush ia vuri flakën lokalit të tij: E ka rritur familja ime që në fëmijëri

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy, ka reaguar pasi kushëri i tij i vendosi flakën lokalit në Durrës, dy herë brenda një muaji. Ai ka postuar në Instagram një foto të Eraldo Musteqjas, të cilin e ka prezantuar si një besimtar ekstrem.

LEXO EDHE:Për herë të dytë brenda muajit, sërish zjarr në lokalin e Noizyt në Durrës

Sipas Noizyt, Eraldo ka bindje që lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Sakaq, reperi ka treguar se me Eraldon janë rritur që fëmijë, edhe uron që ai ta kuptojë gabimin.

 “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën”, ka shkruar Noizy./abcnews.al