Shëndetësi

Moti ne fundjave vjen me surpriza: Ja sa do te zbresin temperaturat dhe a do te kete rreshje shiu

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1
ballë.

Temperaturat parashikohen : në zonat malore 14 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 34°C

në zonat bregdetare 22 deri 34°C.

Ndersa persa i perket dites se shtune, temperaturat pritet te shkojne jo me shume se 29 grade, ndersa diten e diele pritet te kemi nje renie te maksimumit prej 3 gradesh.

Rreshjet e shiut pritet te jene prezente gjate fundjaves.