ShowBizzz

Probleme me shëndetin mendor, Pete Davidson hyn në rehabilitim

Pete Davidson ka hyrë në rehabilitim.

Aktori dhe komediani i njohur ka kërkuar trajtim professional për betejën e tij me shëndetin mendor.

Burime pranë tij kanë konfirmuar së fundmi për mediat botërore se ai u kontrollua vullnetarisht.

Sipas tyre kjo nuk është hera e parë që Pete merr vet masa të tilla për të punuar rreth shëndetit të tij mendor.

Davidson ka folur gjithmonë për problemet që ai ka me shëndetin mendor. Në vitin 2017, ai në një intervistë në podcastin WTF të Marc Maron, hodhi dritë mbi ngjarjet që çuan në diagnozën e tij dhe qëndrimin e tij të kaluar në rehabilitim në dhjetor 2016. Davidson foli për përvojat e tij me ndryshimet ekstreme të humorit, duke ia atribuar ato fillimisht përdorimit të rregullt të marijuanës.