Lajme

Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, KËTA janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra, janë zënë në pritë nga autorët të cilët i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.

Babë e bir kishin shkuar në Dukagjin për të parë shtëpinë tyre që kanë në këtë zonë, pasi një natë më parë i ishte vënë flaka qëllimisht, nga persona të paidentifikuar. Ditën e sotme ata kanë shkuar për të parë dëmet, por janë zënë në pritë dhe kanë gjetur vdekjen.

#