Gazetari Arjan Çani në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.
Ai theksoi se Rama nuk ka asgjë personale me Belerin, por i intereson Himara.
Më tej ai theksoi se një grup personash e duan Belerin në burg, për arsye të ndryshme.
“Sulltani i madh Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin në kryeministri së bashku me një grup personash disa vite më parë. Rama nuk ka asgjë personale me Belerin. Rama sot ka mbi 7 njerëz që quhen gazetarë por në fakt janë biznesmenë, të cilët për arsye të ndryshme duan që Beleri të qëndroj në burg”- tha ai.