ShowBizzz

Pas “luftës” në BBVK, Juliana dhe Stresi e kaluan mbrëmjen bashkë! Ja kush i shoqëronte (Foto)

Për mbi 100 ditë, loja në Big Brother Vip Kosova u soll rreth tyre. 

Dy nga lojtarët më kryesorë, Stresi dhe Juliana patën rivalitet të ashpër, e me raste edhe ditën t’i ulin shpatat.

Por, duket se ajo që do t’i shoqërojë jashtë është paqja! 

Ka qenë moderatori i Big Brother, Alaudini që i ka nxjerrë ‘zbuluar’. 

Stresi dhe Juli dje darkuan bashkë dhe me këtë rast e kanë thirrur Alaudinin në një video lidhje. 

Qe çfarë telefonate me videocall më erdhi. Definitivisht, këta dy, as jashtë shtëpisë nuk po munden pa njëri-tjetrin. Luftë apo paqe?’, është shprehur Dini teksa e shpejtë ka qenë përgjigja e Stresit. 

Paqeeeee’, ka deklaruar ai!