ShowBizzz

“Unë e di kush e zhduku Vis Martinajn, ja ora”, trondit këngëtarja e njohur

Më 11 gusht 2022, Ervis Martinaj u zhduk në mënyrë misterioze.

Ishte familja e tij që alarmoi policinë e Laçit, pasi kishte humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.

Që prej asaj dite, askush nuk di asgjë për fatin misterioz të Martinajt. Ka dyshime se ai është vrarë nga kundërshtarët dhe i është zhdukur trupi.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur me deklaratën e saj.

Si fillim ajo shprehet se orën që ka në dorë, në një prej klipeve muzikore të saj, ia ka dhuruar Martinaj.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?”.

Më pas, ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K.

“Durim Keçi është organizatori i krimit të organizuar. Urgjentisht me u marr më këtë çështje. Ky person është shumë i rrezikshëm. I bën krimet në mënyrë perfekte. Ky është kryesori”, thotë këngëtarja.

Sipas Fjollës e gjitha kjo po ndodh pasi këngëtaren e kanë kërcënuar me jetë e madje i kanë kërcënuar edhe vajzën e saj të vogël.

Fjolla rrëfen një moment të tmerrshëm, ku sipas saj 5 persona e kanë dërguar në mal dhe e kanë kërcënuar me armë në gojë.

“Durim Keçi me Dallashin e Ramush Haradinajt. Më kanë çuar në mal ata që janë në burg, që i ka hedhur bombën Enverit. Më kanë çuar në mal rrugës për Tetovë, 5 veta pistoletat në gojë mi kanë futur. Do të vrasim, hajde dëshmo për Enverin”.

Më pas këngëtarja akuzon edhe vrasësin e Emmy, duke vazhduar me akuzat edhe te Morena Taraku.

“Morena taraku krimi organzimit me stresin vrasjen e vis martines kta persona me met durim kecin jan te lidhur kta ma kan bo jeten qe un mos levizi kerkun dhe vdes ngadal dhe qaj ildi qamo qe ka qe ktu dhe shkodran anita haredinaj”