ShowBizzz

Publikohen bisedat: Ja si qëndron e vërteta për kushëririn ekstremist që dogji lokalin e Noizy-t

Lokali i Noizy-t u përfshi për herë të dytë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur dy herë në pak ditë, teksa herën e parë ka pasur zjarrvënie edhe në shtëpinë e nënës së reperit. Mes hetimeve, është zbuluar edhe autori i cili rezulton të jetë kushëriri i reperit, Eraldo Musteqja. Ai është arrestuar sot në flagrance, duke i vënë zjarrin lokalit.

Burime për revistën “Who” kanë zbuluar detaje për ngjarjen. Më herët, Noizy publikoi një status në “Instagram” krahas fotos së Eraldo, teksa sqaronte se ai është një djalë që është rritur pranë familjes së tij, duke shtuar se së fundmi ishte bërë besimtar ekstremist, duke bërë që ta çonte në këtë akt.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, shkruante Noizy.

Megjithatë lajmet që nisën të qarkullonin e kanë bërë të nevojshme sqarimin e situatës, duke publikuar edhe biseda në “WhatsApp” të personit në fjalë me familjarë.

Si është e dukshme në biseda, ai përmend gjatë gjithë kohës një kasafortë parash në shtëpinë e nënës së Noizyt-t.

Më poshtë janë biseda të tij me familjarët e këngëtarit, teksa njëra prej tyre është me vetë nënën e këngëtarit.Revista Who