ShowBizzz

Çmenduri! Fansi lë testament të gjithë pasurinë e tij Neymarit, merr kritika të shumta

Neymar është nga futbollistët më të pasur në botë, por kjo nuk e ka ndaluar një fans të zjarrtë të tij që t’ia dhurojë edhe pasurinë e tij.

Mediat braziliane kanë njoftuar se tifozi ka vendosur që të gjithë pasurinë e tij t’ia dhurojë futbollistit.

Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia. Unë nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Neymari do të ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh tifozi.

Tifozi mori kritika të ashpëra nga shumë persona që i thanë se pasurinë mund t’ja linte dikujt që kishte nevojë e jo futbollistit milioner.