ShowBizzz

Kënga e tij me Dafinën u keqkuptua, Ylli sqaron kuptimin e saj

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë bashkuar forcat duke sjell një projekt muzikor të përbashkët.

Dy nga këngëtarët më të pëlqyer të momentit sollën këngën me titull “Kaje”, e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip.

Fjala më e përdorur në këngë “kaje” duket se u keqkuptua nga disa dëgjues dhe këtë e ka vërejtur edhe Ylli.

Ky i fundit pērmes një postimi ne rrjetet sociale ka sqaruar kuptimin.

”Kaje do të thotë qaje, vajtoje. Jo ka je, ku je, se doni me më çmend”– shkruan Ylli duke u treguar fansave kuptimin e këngës.