Lajme

Dasmë në Shkodër, martohet Megi Topalli

Ditë e shënuar për familjen Topalli e veçanërisht për Margeritën. Vajza e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit ka zgjedhur të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë.

Pas disa vitesh bashkëjetesë me partnerin, ku janë bërë edhe prindër të dy fëmijëve, ata kanë vendosur që nata e sotme të jetë ndër më të veçantat e jetës së tyre.

Është vetë Megi që përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan plot emocion në këtë ditë të shënuar.:

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”.