Kuriozitete

BE: ‘Mund të bllokojmë rrezet e diellit për të luftuar ngrohjen globale’

Bashkimi Evropian do të konsiderojë bllokimin e rrezeve te diellit si një opsion i mundshëm për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sipas ‘Bloomberg News’, Bashkimi Evropian të mërkurën do të shpallë një kornizë për vlerësimin e implikimeve të mundshme të sigurisë nga ngrohja globale, ku përfshihet një studim në lidhje me rreziqet e mundshme të ri-inxhinierimit të vetë atmosferës.

“Këto teknologji sjellin rreziqe të reja për njerëzit dhe ekosistemet, ndërkohë që gjithashtu mund të rrisin çekuilibrat e fuqisë midis kombeve, të ndezin konflikte dhe të ngrenë një mori çështjesh etike, ligjore, qeverisjeje dhe politike”, thuhet në një dokument të siguruar nga ‘Bloomberg’.

Teknologjia, e përshkruar si modifikim i rrezatimit diellor, do të studiohet nga BE.

“BE do të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për të vlerësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse rreziqet dhe pasiguritë e ndërhyrjeve klimatike, duke përfshirë modifikimin e rrezatimit diellor”, thuhet në dokument.