ShowBizzz

“Zot na ruaj mendtë e kokës”, Morena Taraku reagon pas akuzave të Fjolla Morinës

Fjolla Morina shpesh është parë në një gjendje të rënduar emocionale kohët e fundit, teksa shpesh ka hyrë live dhe ka bërë postime me akuza kundrejt kolegëve të saj.

Akuza shpesh dhe vazhdimisht ka bërë edhe për këngëtaren e njohur, Morena Tarakun, për të cilën theksoi se është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.

Për këtë është bërë së fundmi një reagim nga Morena, e cila me gjasë i referohet postimeve të Morinës.

Zot na ruaj mendtë e kokës”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.