ShowBizzz

U frymëzua nga Princeshë Diana me fustanin e saj, por ja si e “kryqëzuan” fansat Kendall Jenner në rrjetet sociale

Jo në çdo rast të frymëzohesh nga dikush dhe më pas të përshtasësh diçka do të admirohet. Këtë ka përjetuar së fundmi modelja Kendall Jenner në shfaqen e modës Jacquemus në Chateau de Versailles.

E inspiruar nga stili i Princeshës Diana, zgjodhi të ecte mbi tapetin e kuq me një fustan të bardhë të fryrë, ngjasuar me një re.

Por po të hedhim një vështrim në rrjetet sociale, kjo nuk u prit shumë mirë nga ndjekësit. Në vend që të merrte komente admiruese dhe gulçime të habitura, Kendall Jenner u bë objekt i shumë shakave tallëse.

I gjithë koleksioni u frymëzua nga moda ikonike e Princeshës Diana. Gjithashtu ajo që ra në sy ishte dhe vendosja e publikut, të cilët ishin ulur në varka, veshur me material të bardhë, krem.

Sapo modelja ka shpërndarë fotot në Instagramin e saj, fansat kanë lënë menjëherë komentet e tyre tallëse.

Dikush komentoi: “A është kjo modë? Sepse duket si pelenë”. “Nuk e kuptova që mbajtja e pelenave për të rritur konsiderohej si modë. Ju mësoni diçka të re çdo ditë”, shtoi një tjetër.