Jo për të përhapur panik, por jemi në korrik, në muajin e shtatë të këtij viti, i cili po ikën me një frymë. Edhe këtë muaj do të ndodhin ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat duhet t’i marrësh në konsideratë.
3 korrik – Hëna e plotë në Bricjap
Hëna do të ndriçojë më shumë se zakonisht të hënën, më 3 korrik, sepse një Hënë e plotë do të vezullojë në shenjën e Bricjapit. Kjo do të thotë se do të mbarosh të gjitha projektet që ke pezull, sidomos ato që kanë brenda doza kreativiteti.
10 korrik – Marsi hyn në Virgjëreshë
Marsi do të hyjë në Virgjëreshë një javë më vonë për të të shtuar vetëbesimin dhe për të të nxitur t’i dalësh zot vetes, veçanërisht në situata ku do të të duhet të negociosh.
11 korrik – Mërkuri hyn në Luan
Vetëm në rastet kur thjesht e tepron me ato që thua, horoskopi nuk ka ç’të të bëjë, sepse nëse je person që mendon para se të flasësh, le të themi që komunikimi, falë hyrjes së Mërkurit në Luan, do të jetë i sjellshëm dhe i matur.
17 korrik – Hëna e re në Gaforre
Bëj një pushim në aspektin e punës, pasi një Hënë e re, e errët dhe misterioze në Gaforre të bën që t’i lësh pas problemet dhe të fillosh një cikël të ri, më të suksesshëm.
22 korrik – Afërdita shkon në prapavijë në Luan
Prapavija e Afërditës, planetit të së bukurës, dashurisë dhe mirësisë do të të sjellë disa ngërçe, ndaj nuk të sugjerojmë që të bësh ndryshime drastike këtë periudhë. Kur themi ndryshime drastike u referohemi: marrëdhënieve, nënshkrimit të kontratave, blerjeve të pakontrolluara dhe ndryshimeve në pamjen e jashtme.
23 korrik – Chiron shkon në prapavijë në Dash
Prapavija e Chiron është e lidhur me shërimit nga traumat e vjetra. Gjatë kësaj periudhe do të vendosësh si prioritet mirëqenien dhe shëndetin tënd.
28 korrik – Mërkuri hyn në Virgjëreshë
Mërkuri shkon në shtëpi të premten e 28 korrikut, duke lehtësuar komunikimin në çdo sferë, duke sjellë ndikim pozitiv në ato shenja që janë prekur më së shumti në aspektin e dashurisë dhe financave.