Lajme

Vendimi, mjekët do të kryejnë konsulta të dyfishta. Nga mënyra e aplikimit, deri te mbështetja financiare

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për çeljen e autonomisë spitalore, ku mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë praktika dyshe, por nga ana tjetër, pacientët do të kenë mundësinë që të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat.

Sipas vendimit, spitalet publike të cilat do të mundësojnë ofrimine praktikëssë dyfishtë do të sigurojnë akses të garantuar për qytetarët në marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, bazuar në rregullat e ofrimit të shërbimit, sistemin e referimit, cilësinë e shërbimit në çdo hallkë të ofrimit të shërbimit në spital. Gjithashtu një nga kriteret do të jetë sigurimi i shërbimeve spitalore nga konsultat ambulatore te shërbimi me shtretër në spital për të gjithë pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Por megjithatë, vendimi thekson se jo të gjithë spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi duhen të kenë autonominë spitalore si dhe kartën menaxheriale.

Mënyra e ofrimit të praktiës së dyfishtë do të jetë sipas procedurës ku mjeku specialist paraqet kërkesën në drejtorinë e spitalit publik për të ushtruar praktikën e dyfishtë, jashtë angazhimit kontraktual me punëmarrësin dhe kohës së punës, bazuar në këtë kontratë. Në kërkesën e tij përshkruhet orari i konsultave, të propozuara për pacientët jashtë sistemit të referimit, organizimi dhe mënyra e pritjes së pacientëve që do t’u ofrohet konsulta ambulatore. Drejtoria e spitalit vlerëson kërkesën e mjekut specialist, aktivitetin e mjekut në shërbim, përmbushjen e normave në shërbimin ku ushtron profesionin dhe modalitetet e propozuara të organizimit të konsultave ambulatore, të propozuara në kërkesën e tij, brenda një afati 30 (tridhjetë)- ditor.

Në vendim theksohet se mjekëve të cilët do të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, do u jepet mundësia për të patur dhe një mbështetje financiare shtesë, por nuk e tejkalon masën 30% të pagës bruto.

Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.