ShowBizzz

“Jam e lumtur dhe e emocionuar”- Kiara Tito ndan me ndjekësit projektin për të cilin punonte prej kohësh

Prej disa kohësh Kiara Tito kishte njoftuar ndjekësit dhe fansat e saj në Instagram për një projekt që po punonte prej kohësh, duke mos zbuluar detaje.

Megjithatë, sot moderatorja më në fund ka ndarë me të gjithë projektin e saj, duke bërë me dije se ka lancuar linjën e saj të parë të veshjeve.

Më saktë bëhet fjalë për rroba banjosh, të cilat ajo ka zgjedhur t’i reklamojë duke i veshur vetë dhe sigurisht, në një faqe dedikuar atyre.

Moderatorja është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për këtë etapë të re, teksa pas televizonit provon edhe biznesin.