ShowBizzz

Kush është shoqja më e mirë e Mihrije Brahes, nuk janë Lore e Tringa

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur kosovare, që gjithmonë është e rrethuar me njerëz.

Së fundi e shohim më tepër nën shoqërinë e resë së saj, por natyrisht që Tringa nuk është personi i vetëm me të cilin ajo rri.

Këngëtarja shpesh shoqërihet edhe me aktoren e njohur Teuta Sadiku, e cila prej disa sezonesh është e angazhuar në “Odeon”, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja Mihrije Braha disa herë ka shprehur respektin dhe mbështetjen për aktoren që shfaqet me pika humori në programin e bashkëshortit të saj, e ku edhe vetë ajo është prezantuese.