Lajme

VIDEO/ Emocionuese, Jozefina Topalli poston momentet e veçanta nga dasma e të bijës

Dy ditë më parë, vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë e saj disavjeçare në martesë. Mes njerëzve më të dashur dhe dy engjejve të tyre, Megi dhe Angji Serreqi i thanë “po” para Zotit njëri-tjetrit, në të mirë dhe në të keq, në sëmundje dhe shëndet, për gjithë jetën.

Që prej momentit të dasmës, në rrjet po qarkullojnë çdo dit foto të reja nga dasma. Ka qenë Jozefina ajo e cila në rrjetet sociale ka publikuar një video, ku Megi e shoqëruar nga i ati po shkonte drejt altarit, një moment ky tepër emocionues.

Gjithashtu, ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar edhe foto nga lokali aty ku dhe festuan.