ShowBizzz

Arsyeja pse supermodelja u bë sërish nënë në moshën 53-vjeçare

Supermodelja Naomi Campbell është bërë sërish nënë, pasi 53-vjeçarja njoftoi javën e kaluar se ka mirëpritur një djalë të vogël.

Ajo u bë me një vajzë në maj të vitit 2021, ndërsa tani ka edhe një djalë që erdhi në jetë në qershor të 2023.

“Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”, shkroi ajo.

Por pse Naomi Campbell lindi një fëmijë në moshën 53-vjeçare?

Modelja nuk ka zbuluar shumë detaje rreth rrethanave të lindjes së dy fëmijëve të saj. Megjithatë, ajo këmbënguli që vajza e saj, të cilën e kishte kur ishte 51 vjeç, ishte e saja dhe jo e birësuar. Një burim i afërt me modelen ka folur me People për të ofruar më shumë informacion mbi 53-vjeçaren.

“Naomi vendosi të bëhej nënë pak më vonë në jetë, sepse ajo kurrë nuk mund ta imagjinonte vërtetë jetën e saj si nënë”, tha burim i brendshëm për People.

“Por, gjatë viteve të fundit, ajo ka punuar vërtet me veten. Ajo u bë esëll dhe me të vërtetë u transformua. Tani ka më shumë dashuri për të dhënë dy fëmijëve. Nëse e mendoni mirë, ajo ka bërë gjithçka që ka dashur të bëjë ndonjëherë, sipas kushteve të saj. Kjo përfshin edhe mëmësinë.”