Mbrëmjen e sotme u transmetua puntata e parë e programit “Kepi i VIP-ave” me moderatore Kiara Titon.
Ashtu siç është bërë me dije edhe më herët, konkurrentët e këtij sezoni janë: Jori Delli, Keisi Medini, Ronaldo Sharka, Gerti Koxhaj, Mevlan Shaba, Shpat Kërleshi, Livia Brunga dhe Erisa Haxhiu.
Në këtë puntatë të parë konkurrentët u akomoduan në një prej restoreve më luksoz në Bodrum të Turqisë, ndërsa nuk munguan edhe opinionet e tyre për programin dhe Kiarën si moderatore.
Ronaldo ishte ai që e nisi programin me një deklaratë të bujshme duke thënë se në fakt ishte ai që e meritonte më shumë se Kiara moderimin e një programi të tillë.
“Këtij emisioni do i shkonte një moderator si Ronaldo Sharka, por ja ku jemi le të njihemi,”-është shprehur ai.