E ftuara e javës së Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit ka qenë pikërisht një ndër vajzat më të njohura të ekranit, Arjola Shehu.
Të zhvendosur nga studio, intervista me Arjolën u zhvillua pranë pishinës për të sjellë kështu edhe te teleshikuesit freskinë në këto ditë vere.
Por, një moment tepër pikant ka ndodhur gjatë intervistës. Si duket Ronaldo dhe Arjola, të dy miq të vjetër, kishin vendosur t’i bënin një kurth të vogël Erjolës.
Ka qenë Arjola ajo e cila ja tha në sy moderatores se nuk është për ekran, gjë e cila e mërziti paksa Erjolën e cila nuk nguroi ta tregonte dhe në transmetim.
Pjesë nga intervista:
Arjola: Po çfarë i ke këto pyetje o Erjola tani? S’ja vlen
Ronaldo: Vazhdojmë te tjetëra, Kepi i Vipave….
Arjola: Jo për gjë por mund të thoja edhe ty edhe
Erjola: Po thuaje
Arjola: Po, ja ti
Erjola: Ok, por për çfarë arsye
Arjola: Po nuk je për ekran ti o shpirt
Arjola: Ta sqarojmë që ishte një shaka vetëm për ty se e pashë që u mërzite